Shkon në 530 numri i satelitëve broadband Starlink

SpaceX me sukses hodhi në orbitën e ulët të Tokës 52 satelitë të tjerë Starlink për të ofruar internet broadband.

Lançimi i bë përmes një rakete veterane siç është Falcon 9 dhe përdorur në tre misione të tjera Starlink.

Tashmë kompania e ka dërguar në 530 numrin e satelitëve të hedhur në orbitë të gjithë përmes raketave të ripërdorura.

Marketing

Ripërdorimi i këtyre raketave është ajo çfarë e bën lançimin e satelitëve të përballueshëm për nga kostoja por edhe ofrimin e këtij shërbimi. 28 lançime janë bërë për të hedhur në orbitë këto satelitë.

Sipas Elon Musk, SpaceX do të ofrojë mbulim global të internetit broadband përmes rrjetit satelitor Starlink deri në fund të 2021. /PCWorld Albanian