Shkon për peshkim, por kap 48 kilogram kokainë!

Një peshkatar ka kapur një sasi të konsiderueshme kokaine teksa kishte dalë për të peshkuar.

Marketing

Ai ishte në ishujt Marshall teksa po nxirrte grepin nga uji dhe pa se po tërhiqte një çantë të madhe.

Peshkatari kapi çantën në të cilën ka parë se kishte diçka të mbështjellë në mënyrë profesionale.

Pas kësaj ai ka telefonuar policinë dhe panë që në çantë kishte 48 kilogram kokainë.

Vlera e drogës raportohet të jetë afër 4 milionë dollarë.
Personeli i zbatimit të ligjit të Ishullit Marshall ka kërkuar ndihmën e Ambasadës Amerikane për të sjellë agjentët e Agjencisë për Zbatimin e Drogës për të trajtuar këtë rast.