Shkrimtarja Gabriela Babnik për qëndrim rezidencial në Shkup

Shkrimtarja sllovene Gabriela Babniq, e cila në vitin 2013 e fitoi Çmimin e Bashkimit Evropian për Literaturë, këtë muaj do të qëndrojë në Shkup si mysafire e programit rezidencial për shkrimtarë në suaza të projektit “Duke e lexuar Ballkanin”.

Projekti realizohet me mbështetjen e programit “Evropa kreative” i BE-së dhe të rrjetit evropian për përkthimin e librave “Traduki”.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Babniq do të punojë në librin e saj të ri, ndërsa do të ketë mundësi ta njohë skenën kulturore dhe letrare të Maqedonisë dhe për takime me shkrimtarë, përkthyes dhe botues të Maqedonisë.

Gabriela Babnik (1979) është shkrimtare, kritike letrare dhe përkthyese sllovene.