Shkrumbohet nga zjarri një lokal në Lezhë

Një lokal në Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të qytetit.

Marketing

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit . dyshimet paraprake janë se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Marketing