Shkup, 11 aksidente rrugore me 17 persona të lënduar

Policia rrugore ka sanksionuar 51 vozitës që kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara, kurse nga komunikacioni janë përjashtuar 25 vozitës.

Marketing

Sipas raportit të policisë, 21 persona kanë vozitur para se ta fitojnë të drejtën për ta drejtuar automjetin, 4 persona kanë qenë fillimtar, një automjet ka qenë me defekte teknike, pesë kanë qenë të paregjistruara dhe dy automjete janë regjistruar si të mbingarkuara.

Në mënyrë të parregullt janë parkuar 65 automjete kurse shërbimi “marimanga” ka bllokuar 50 makina.

Janë sanksionuar 3 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, një këmbësorë ka kaluar në të kuqe, 3 vozitës kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, 3 vozitës nuk kanë lënë të kalojnë këmbësorët në vija të bardha.

Reparti për parandalim në suaza të projektit të komunikacioni edukues “Kultura e transportit të fëmijëve në entet shkollore” sot do të realizojë punishte edukuese në foshnjoren “8 marsi”, objektin “Xunica” dhe në Draçevë, Komuna Kisella Voda, më pastaj do të realizohen punishte edukuese me fëmijët nga grupi i mesëm dhe fëmijët e moshës më të madhe.