Shkup, 11 persona të lënduar në tetë aksidente

Një person është lënduar më rëndë, ndërsa dhjetë më lehtë në tetë aksidente që gjatë 24 orëve kanë ndodhur në Shkup. Në të njëjtën periudhë kanë ndodhur edhe dy aksidente ku është shkaktuar vetëm dëm material.

Marketing

Janë sanksionuar edhe 23 shoferë për vozitje të shpejtë, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar një shofer i cili ka qenë në ndikimin e alkoolit, dy para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe një shofer fillestar.

Policia e komunikacionit ka shqiptuar 52 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 74 automjete.

Në dritën e kuqe të semaforit kanë kaluar gjashtë shoferë, ndërsa katër persona nuk kanë poseduar pajisje dimërore në automjet.

Marketing