Shkup, 16 aksidente gjatë 24 orëve të fundit

Dymbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në nëntë prej gjithsej 16 aksidenteve të trafikut, ndërsa në shtatë është shkaktuar dëm material gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Marketing

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka sanksionuar 39 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe 20 shoferë para se të pajisen me patentë shoferi.
Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë fillestarë, një automjet me probleme teknike dhe 16 automjete të pa regjistruara.

Për parkim jo të drejtë janë dhënë 125 masa, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë ngritur 84 automjete.
Janë dënuar edhe 12 këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, 10 për rreshtim jo të drejtë, 14 për mosshfrytëzimin e kaskës nga ana e drejtuese të biçikletave me motor, mopedëve dhe motoçikletave, shtatë për mosmbajtjen e rripit të sigurimit nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit dhe 21 shoferë për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.