SHKUP: 19 aksidente trafiku gjatë fundjavës, 10 të lënduar

Dhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në nëntë aksidente trafiku prej gjithsej 19 që kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 10 aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të MPB-së, policia ka përjashtuar nga komunikacioni 144 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 58 para se të pajisjen me patentë shoferi dhe gjashtë fillestarë.

Policia e trafikut ka përjashtuar shtatë automjete me probleme teknike dhe 42 automjete të paregjistruara.

Janë evidentuar edhe 163 shoferë për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 153 automjete.

Janë dënuar edhe tre këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, tetë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, dy shoferë për tejkalim jo të drejtë, 11 sepse nuk e kanë shfrytëzuar kaskë për mbrojtje nga ana e drejtueseve të biçikletave me motor, mopedëve dhe motoçikletave, dhjetë sepse nuk kanë mbajtur rrip sigurimi gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 33 për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.