Shkup, 21 aksidente në komunikacion

Nga SPB Shkup njoftojnë se mbrëmë janë zbuluar 69 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar, ndërsa 19 persona janë nuk ishin të pajisur me patentë shoferi.

Marketing

Policia gjithashtu ka përjashtuar edhe dy vozitës të cilët drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit, si dhe 19 vetura të paregjistruara dhe një për probleme teknike.

Sipas SPB Shkup në 24 orët e kaluara kanë ndodhur 21 aksidente në komunikacion, ndërsa të lënduar janë gjithsej nëntë persona. Prej tyre një ka marrë lëndime të rënda, ndërsa tetë të tjerët kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Gjithashtu mbrëmë policia me ndihmën e “merimangës” ka larguar 48 vetura të cilat ishin parkuar në mënyrë jo të rregullt.