Shkup, 36 aksidente gjatë festave

Gjatë katër ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 36 aksidente komunikacioni, në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë tre persona, ndërsa më lehtë dy persona.

Marketing

Nga komunikacioni janë përjashtuar 18 automjete të cilat nuk janë regjistruar.

Sipas informacioneve nga SPB Shkup, me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në shenjën e komunikacionit kanë lëvizur 22 shoferë.

Për parkim jo të drejtë janë dhënë 61 dënime, ndërsa karrotreci ka ngritur tre automjete.

Marketing