Shkup, 8 persona të lënduar në aksidente trafiku

Dy persona janë lënduar më rëndë ndërsa 6 persona të tjerë janë lënduar më lehtë në tetë aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në Shkup. Në 3 aksidente ishin shkaktuar vetëm dëme material.

Sipas kumtesës së SPB Shkup, 21 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, 3 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.
Nga trafiku, gjithsej janë shkyçur 40 shoferë, 20 kanë qenë pa patentë shoferi dhe 4 shoferë fillestarë, si dhe 16 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe 4 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë.
Janë hasur 87 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 66 automjete.

evn