Nga MPB njoftojnë se mbi bazë të urdhrit gjyqësor më 21 qershor, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në shtëpinë dhe disa hapësira tjera tek i padituri E.M 31 vjeç, dhe kanë gjetur dy paketime me kokain (161 gram), peshore digjitale, 22 bankënota, dy telefonë celular dhe tre SIM kartela.
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

“I padituri gjatë këtij muaji disa herë ka udhëtuar në Kosovë, prej ku ka blerë kokain, të cilën e ka futur në Maqedoni për shitje të mëtejshme. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, të paditurit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, thuhet në njoftimin e MPB.