Shkup, arrestohet një person që ka bartur emigrant

Nëpunësit policorë mbrëmë në orën 22:00 në unazën Miravc, kanë ndalë një automjet “Alfa Romeo” me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.B. (35) nga fshati Trubarevë, i cili ka bartur emigrantë.

Marketing

“Pas ndaljes, shoferi D.B. ka filluar të ikë, por menjëherë pastaj është gjetur dhe privuar nga liria. Në automjet janë gjetur 10 persona-emigrantë nga Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Irani, të cilët ishin arrestuar në stacionin policor”, kumtoi MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër D.B. do të parashtrohet padi penale adekuate.

Marketing