Shkup, arrestohet vjedhësi i një farmacie

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup deri te Prokuroria publike ka ngritur kallëzim penal kundër S.P (32) nga Shkupi i cili akuzohet se ka kryer grabitje në një farmaci me përfitim të paligjshëm pronësor prej rreth 35 mijë denarë.

Marketing

I paraqituri S.P, njofton MPB më 3.10.2018 rreth orës 20:50 në barnatoren në rrugën “Luka Gerov” duke e kërcënuar me thikë nga e punësuara ka marrë 35 mijë denarë nga arka ku dhe është larguar.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, S.P, është privuar nga liria më 12.10.2018. Në bisedë me nëpunës policor i paraqituri ka pranuar veprën, ndërsa ka treguar edhe vendet ku i ka hedhur sendet që ka bartur me vete gjatë kryerjes së veprës penale.

Më 13.10.2018 në bazë të urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e të paraqiturit.

Marketing