Shkup/ BE ndan shpërblimet “Zhan Mone”

Delegacioni I BE-së bë partneritet me Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të mediave ndanë cmimin “Zhan Mone” në tri kategori; Për storjen më të mirë gazetareske, për fotografinë më të mirë profesioniste dhe për fotografinë më të mirë amatore.

Marketing

Gazetaret Ivana Smilevska dhe Emilija Petreska nga Radio MOF fituan cmimin në kategorinë e storjes më të mirë gazetareske në vitin 2020 me tekstin e titulluar “Nga Viva la Diva deri në fitoren në Strazburg – ds është e hapur shteti për të trans të drejtat”, ku trajtohen sfidat me të cilat përballen personat trangjinor në RMV.

Cmimin më të mirë për fotografi profesioniste e fitoi Arbnora Memeti për fotografinë e publikuar në Meta.mk, derisa cmimin për fotografinë më të mirë amatore e fitoi Viktor Popovski.

“Sektori profesionist dhe objektiv medial mund të jetë një fuqi e madhe që lëviz ndryshimet drejt të mirës, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie , por gjithashtu stimulon debat public, kretaivitet dhe inovacione. Sektorti ka për detyrë të sigurojë respektimin e standardeve më të larta profesioniste. Qeveria duhet të garantojë ekzistimin e mjedisit ku mund të përparojnë media të pavarur dhe profesionale.Të gjithë ne e kemi për obligim të flasim kur liria e mediave kontestohet” – ka theksuar në fjalën e tij Euroambasadori Dejvid Gir.

Cmimi pëbëhej nga statuja për të gjithë fituesit, vaucerë për pajisje teknike në vlerë prej 1.000 eurove për fituesit e kategorive, si dhe vaucer prej 500 eurove për fituesin për fotografinë më të mirë amatore.