Shkup, brenda 24 orëve sanksionohen 346 shoferë

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 346 sanksione, mes të cilëve 17 shkelje për ngasje pa patentë shofer dhe 150 shkelje për tejkalim të kufirit të shpejtësisë, 24 për automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar 28 motoçiklistë, ndërsa janë sekuestruar tre motoçikleta, janë shqiptuar 54 masa për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa 29 automjete janë tërhequr nga karrotreci. Janë shqiptuar 48 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Nga atje thonë se vazhdojnë kontrollet e intensifikuara të trafikut edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë apel qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion”, thuhet në kumtesë.

Marketing