Shkup, dy automjete përfshihen në flakë në një garazh me kate

Në garazhin me kate në rrugën “Stefan Jakimov Dedov” në Shkup është përfshirë në flakë një makinë “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të K.B. nga Shkupi.

Marketing

Siç informon sot MPB, rasti është denoncuar në polici në mëngjesin e sotëm në orën 1.39.

Nga zjarri ishte përfshirë edhe një makinë “Pezho 106” me targa të Shkupit, në pronësi të M.A. nga Shkupi.
Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit

Marketing