Shkup, Elvis Naçi me Shqiptarët i dhurojnë familjes Veseli banesë të re

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” u trajtua historia e familjes Veseli në Shkup të Maqedonisë.

Marketing

Në banesën e fundit në të cilën kanë jetuar, Familja Veseli nuk mundën të paguanin qiranë dhe dritat për muaj të tërë.

Por më e keqja nuk kishte ndodhur, atë natë pronari i shtëpisë i nxjerr jashtë, për shkak të mos pagesës së qerasë. Mbetën mes katër rrugëve. Nuk dinin ku të shkonin, nuk kishin ku ta kalonin natën, në park bënte shumë ftohtë.