Shkup, garë për ekipet nga sektori i biznesit

Në Shkup sot do të mbahet Business Run 2018, garë stafetë për ekipet nga sektori i biznesit të Maqedonisë.

Marketing

Në këtë garë marrin pjesë kompani, organizata, institucione, shoqata, përfaqësi diplomatike dhe subjekte tjera të cilat i takojnë bashkësisë afariste-shoqërore, ndërsa janë të regjistruara dhe veprojnë në Maqedoni.

Gara do të jetë stafetë me katër ndryshime, ndërsa ekipet e kompanive do të jenë në përbërje të përzier femra-meshkuj, për ta reflektuar pasqyrën reale të ambientit të përditshëm të[ punës në kompanitë. Rruga është e gjatë 8 kilometra, gjegjësisht çdo pjesëmarrës në ndryshimin e tij do të duhet të vrapojë nga 2.000 metra.

Vitin e kaluar më i shpejtë ishte ekipi i Ministrisë së Financave i kryesuar nga ministri Dragan Tevdovski, i dyti ishte ekipi i “Seavus”, ndërsa i treti ishte ekipi i Telekomit.

Për të gjithë pjesëmarrësit në garë, paraprakisht organizohet aheng netuorking për t’u njohur dhe shoqëruar, e cila e inicuar nga vrapimi mund të sjell relacione të reja afariste për bashkësinë e biznesit në vendin tonë.

Tre ekipet më të shpejta në Business Run 2018 do të shpërblehen me stafetë të artë, të argjendtë dhe të bronzit, si dhe me dhurata me vlerë për ekipin, ndërsa do të shpërblehen edhe dy individët më të shpejtë në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, ata të cilët kanë vrapuar më shpejtë. Synimi i kësaj gare është shoqërimi i përbashkët sportiv, rekreativ dhe afarist midis kompanive dhe përforcimi i frymës ekipore midis të punësuarve.

Organizator i Bussines Run 2018 është shoqata për sport dhe rekreacion “I pari afër të parit” nga Shkupi.