Shkup, gjendet i vdekur personi i zhdukur

Një person i cili u raportua i zhdukur dje u gjet i vdekur sot. Rasti në polici u raportua nga I.B. (36) nga fshati Jurumleri-Shkup, i cili tha se gjatë kryerjes së punës bujqësore në fushën e tij, ai vuri re trupin e një burri.

Marketing

“Ekspertiza mjekësore vërtetoi se vdekja e personit nuk u shkaktua në mënyrë të dhunshme. Viktima ishte R. J. (63) nga fshati Petrovec, i cili më parë u raportua i zhdukur. Sipas urdhrit të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.