Shkup, gjoba për 203 vozitës

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 203 gjoba, dhe atë: 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 14 për përdorim të telefonit. Janë shqiptuar edhe 19 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 4 për kalim në të kuqe në semafor, 69 për parkim të parregullt dhe 20 për mos mbajtje të maskës.

Marketing

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në trafik.