Sanksionohen 509 shoferë në Shkup, 75 për tejkalim të shpejtësisë

Janë shqiptuar gjithsej 509 gjoba gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në suaza të kontrolleve të përforcuara policore në pjesën e komunikacionit.

Marketing

Nga MPB sot kumtuan se për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes janë regjistruar 75 shkelje, janë shqiptuar 66 masa për automjete të parregulluara teknike, 41 për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë.

Për parkim të parregullt janë sanksionuar 91 shoferë, 74 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec” dhe 44 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit, potencojnë nga MPB, vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat për ta rritur sigurinë në komunikacion.

Marketing