Shkup, gjoba për 70 shoferë për parkim jo të rregullt

Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në nëntë nga gjithsej 15 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe përjashtuar nga trafiku 34 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 12 persona para se të merrnin patentën e shoferit dhe një fillestar, si dhe 11 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi për kalim këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, gjashtë shoferë për rreshtim jo të rregullt, dy shoferë për parakalim jo të rregullt, tre persona për mosposedim të helmetës mbrojtëse, dy shoferë për mosvendosje të rripit të sigurisë, si dhe gjashtë shoferë, të cilët kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.
Janë hasur 70 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 64 automjete.