Shkup, grabitet pompa e benzinës ‘Euro-Aktiva’

Mbrëmë është grabitur pompa e benzinës “Euro-Aktiva” e cila gjendet në rrugën e Kaçanikut në drejtim të Kosovës, njofton Zhurnal.

Marketing

Sipas informacioneve nga terreni një grup njerëzish kanë hyrë me dhunë në objektin ku ndodhet pompa e benzinës dhe ka shkaktuar jo vetëm dëme materiale por edhe kanë grabitur një sasi të caktuar parash.

Këtë lajm për Zhurnal e kanë konfirmuar edhe nga vet kompania “Aktiva”, por duke mos dhënë me tepër detaje. Policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe gjatë ditës së nesërme pritet të jep më shumë detaje. Kjo pompë benzine gjendet në dalje të Shkupit në rrugën për Kosovë.

Marketing