Shkup: Kafshohet nga një qen endacak një burrë 38 vjeçar

Me 13.01.2019 në ora 19.00 në Stacionin Policor në Gazi Babë, E.A.(38) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 14.20 në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” është kafshuar nga një qen endacak.

Viktima është lënduar dhe është drejtuar për shërim në spital.