Mbrëmë në ora 2:00, tek klub i natës në Parkun e Qytetit. zyrtarët policor i kanë vërejtur tre persona K.P. (23), M.S. (21) dhe N.V. (20), të gjithë nga Shkupi, se si lëviznin dhe me këmbë i goditnin dhe i dëmtonin veturat e parkuara.

Policët kanë tentuar t’i ndalojnë. Pasi i kanë vërejtur policin personat kanë filluar të ikin.

Policët kanë arritur që në mënyrë të suksesshme t’i kapin personat, ku dhe pastaj i kanë dërguar në stacionin policor në Karposh për procedurë të më tejshme.