Shkup, “karrotreci” largon 149 vetura gjatë fundjavës

Dy këmbësorë, një shofer i mopedit, një biçiklist dhe një bashkudhëtarë me automjet vozitës kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 17 me lëndime të lehta trupore nga gjithsej 18 prej 29 aksidente që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rrethinën e Qytetit të Shkupit. Në 11 aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Sipas komunikatës nga SPB- Shkup, janë sanksionuar 158 shoferë, një shofer i cili ka vozitur nën ndikimin e alkoolit, 57 para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe tetë fillestarë.
Nga trafiku janë larguar tre vetura të parregullta teknikisht, 54 të paregjistruara dhe tre vetura për mbingarkesë.

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 216 masa, ndërsa me veturën speciale “karrotreci” janë larguar 149 automjete.
Janë dënuar edhe 20 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, 12 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, 27 shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, dy të cilët nuk kanë dhënë leje për kalim të këmbësorëve në vijën e bardhë, një për rreshtim jo të rregullt, një shofer i cili nuk ka dhënë leje për kalim të automjeteve në zonën e udhëkryqit, 27 për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, 21 për mosposedim të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit dhe 25 për përdorim të celularit nga ana e shoferëve gjatë kohës së drejtimit të automjetit.

Marketing