Shkup, karrotreci largon 29 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt

Nga MPB-ja informojnë se dje në orën 18:00 në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Bojanë një makinë e tipit “BMV” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.I. (45) nga Gostivari, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në mur betoni. Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi, pas çka është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga ekipi mbikëqyrës të SPB Shkup.

Marketing

Në Stacionin policor Kisela Vodë dje në orën 13:00, N.V. (26) nga Kavadari ka paraqitur se në rr. “Mihail Çakov”, është kafshuar nga një qen endacak në pjesën e kofshës së majtë.

Rast i ngjashëm është paraqitur edhe në Karposh. Dje në orën 09:20 minuta, në Stacionin policor Karposh P.M. (78) nga Shkupi, ka paraqitur se në rr. “Jurij Gagarin” është kafshuar nga qeni endacak në pjesën e kofshës së djathtë.

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup janë marrë 29 automjete nga karrotreci.