Shkup, katër të lënduar nga gjithsej 17 aksidente

Dy çiklistë dhe dy bashkudhëtarë në një automjet motorik kanë marrë lëndime të rënda në katër nga gjithsej 17 aksidente që kanë ndodhur gjatë dy ditëve të kaluara. Në gjashtë aksidente me lëndime të lehta kanë kaluar gjashtë persona, ndërsa në shtatë është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se në këto dy ditë policia e trafikut ka sanksionuar 56 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar nëntë shoferë, të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 34 shoferë para se të merrnin patentën e shoferit dhe një fillestar, si dhe 28 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe 11 shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi për kalim këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, tre shoferë për rreshtim jo të rregullt, një shofer për parakalim jo të rregullt, tre persona për mosposedim të helmetës mbrojtëse, dy shoferë për mosvendosje të rripit të sigurisë, si dhe 15 shoferë të cilët kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Janë hasur 74 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 58 automjete.

Marketing