Shkup, kopshti zoologjik prej nesër hap dyert për vizitorët

Vizitorët prej nesër sërish mund të shoqërohen dhe të kënaqen me kafshët në Kopshtin zoologjik në Shkup.

Marketing

Kopshti zoologjik Shkup do të hapet prej nesër nga ora 09:00, por për shkak të situatës me Kovid-19 ka protokoll të ri për lëvizje dhe përmbajtje ndaj masave.

Vizitorët gjatë hyrjes në Zoo Shkup do të duhet të mbajnë maska ose shall, radhë do të pritet në distancë prej 1,5 metrave e cila është rregulluar me vija të shënuara. Ndalohet rreptësisht dhënia e ushqimit dhe afrimi tek kafshët. Mbetjet duhet të hidhen në koshet e plehrave.

Nga kopshti zoologjik informojnë se numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, që në një moment të caktuar të mos krijohet turmë e madhe nëpër kopsht,.

Shëndeti publik është para së gjithash të gjithë së bashku t’u përmbahemi masave.

Marketing