Pesë persona janë lënduar më rëndë, ndërsa 23 më lehtë në gjithsej 31 aksidente që kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup gjatë dy ditëve të fundit. Tre nga aksidentet ishin me pasojë të lëndimeve të rënda trupore, 13 me lëndime të lehta trupore, ndërsa 15 kanë kaluar me dëm material.

Policia e trafikut ka sanksionuar 43 shoferë që kanë i drejtuar automjetet me shpejtësi më të madhe se e lejuara, nga komunikacioni janë përjashtuar 39 shoferë nga të cilët 11 e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 28 para se të marrin të drejtën për drejtimin e automjetit motorik.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 23 automjete të paregjistruara dhe një për shkak të parakalimit të parregullt, shtatë shoferë të motoçikletave për shkak të mosmbajtjes së helmetës mbrojtëse, si dhe 19 këmbësorë që kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta.

Gjatë ditës së kaluar janë dhënë 64 urdhëresa pagesore, ndërsa 53 automjete janë marrë nga karrotreci.