Shkup, lëndohen katër persona në tetë aksidente

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në Shkup. Në 4 aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Siç njofton MPB, policia rrugore ka sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shoferë që ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 7 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe 2 shoferë fillestar.

Nga trafiku gjithashtu është përjashtuar edhe një veturë e cila ka qenë teknikisht e parregullt, 6 vetura të paregjistruara, ndërsa janë hasur edhe 67 vetura të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 55 automjete.

Marketing