Shkup, lëndohen pesë persona në gjithsej 14 aksidente

Në katër prej gjithsej 14 aksidenteve në komunikacion, të cilët mbrëmë janë regjistruar në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup, pesë persona kanë marrë lëndime të lehta. Përderisa në dhjetë aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Marketing

Policia e Shkupit, informon se mbrëmë policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar dy shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara me shenja të komunikacionit. Ajo po ashtu e ka përjashtuar një shofer, i cili automjetin e tij e ka drejtuar në gjendje të dehur dhe tre shoferë tjerë për shkak se automjetet e tyre i kanë drejtuar pa pasur leje paraprake. Ndryshe, nga komunikacioni rrugor janë përjashtuar edhe tre vetura jo të regjistruara.

Njëkohësisht, siç informojnë nga SPB-Shkup, janë sanksionuar edhe dhjetë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën kur semafori ka qenë me ngjyrë të kuqe.

Nga ana tjetër me automjetin special karrotrec janë larguar 65 automjete.