Shkup, lëndohet rëndë vajza tre vjeçe pas goditjes nga motoçikleta

Dje rreth orës 13.15 është raportuar se në udhëkryqin nga rruga “Marko Krale” deri tek rruga “Ho Shi Min”në Shkup, një motoçikletë “Aprilia Rally”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga T.B. (37) nga Shkupi ka goditur një vajzë tre-vjeçare e cila po drejtonte një trotinet.

Marketing

Pas aksidentit, fëmija është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Shkup “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore tek vajza.

Marketing