Me rastin e shënimit të 11 korrikut, dita kur ndodhën vrasjet masive në Srebrenicë, organizatat boshnjake në Maqedoni, sot do të mbajnë marsh të titulluar “Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë”.

Marshi do të realizohet në kohën prej orës 17 deri në orën 18, ndërsa pika e nisjes është nga parku i Çairit tek Vero nëpër rrugën “Cvetan Dimov”- Bit Pazar dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit – Xhamia e Murat Pashës – Shtëpia e mallrave “Most”- përmes Urës së Gurit deri te sheshi “Maqedonia”. Në shesh është paraparë edhe performancë dhe leximi i deklaratës së përvjetorit.

Artikulli paraprakShënimi i 23 vjetorit nga gjenocidi në Srebrenicë
Artikulli tjetërPompeo: Irani i shfrytëzon ambasadat e saj për planifikim të sulmeve terroriste në Evropë