Shkup, mbi 100 gjoba për parkim jo të rregullt brenda 24 orëve

Nëntë persona janë lënduar më lehtë në 18 aksidente të regjistruara në rrethinën e SPB Shkup, gjatë ditës dhe natës së kaluar.

Marketing

Në aksidentet, në dhjetë raste është shkaktuar dëm material.
Policia e komunikacionit ka sanksionuar 51 shoferë për tejkalimin e rregullit të shpejtësisë, janë përjashtuar nga komunikacioni 16 shoferë, 11 prej tyre para së të pajisen me të drejtën për të drejtuar automjetin, tre kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy kanë qenë shoferë fillestar.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 12 automjete të paregjistruara.

Ndryshe, janë shqiptuar 129 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka ngritur 54 automjete.

Marketing