Shkup, mbi 100 masa sanksionuese për shoferët e pandërgjegjshëm

Te 25 nga gjithsej 188 shoferë nëpunësit policorë gjatë kontrollit të zbatuar në Shkup mbrëmë prej orës 23 e deri në orën pesë të mëngjesit, kanë konfirmuar prani të alkoolit në gjak.

Marketing

Aksionin e zbatoi Reparti për Siguri të Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, për zbulimin e shoferëve të cilët drejtojnë me makinë në ndikim të alkoolit në rajonin e Shkupit.

MPB kumtoi se lidhur me kundërvajtjet e konstatuara të Ligjit për siguri të trafikut dhe Ligjit për automjete, ndaj shoferëve janë ndërmarrë 113 masa.

Janë përjashtuar 25 shoferë nga trafiku, përkohësisht janë marrë 19 patentë shoferë, janë lëshuar 36 urdhërpagesa mandate dhe 30 urdhërpagesa kundërvajtëse.