Shkup, mbi 120 gjoba për parkim jo të rregullt

Në rajonin e Shkupit gjatë ditës dhe natës së kaluar policia ka shqiptuar 123 gjoba për parkim të palejuar, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë marrë 92 automjete.

Marketing

Sipas buletinit ditor të SPB Shkup, 24 orët e kaluara nga komunikacioni janë larguar 24 shoferë të cilët drejtonin veturën para se të marrin patent shoferin dhe dy shoferë fillestarë, si dhe 21 automjete të paregjistruara. Policia ka sanksionuar edhe 14 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin më shpejtë se sa është e lejuar.

Janë evidentuar edhe dy shoferë për mos posedim të rripit të sigurisë dhe 10 vozitës të cilët flisnin në celular derisa drejtonin veturën.

Gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur 11 aksidente trafiku. Në katër prej tyre më lehtë janë lënduar pesë persona.

Nga SPB Shkup për sot paralajmërojnë se do të realizohen punëtori edukative nga sfera e komunikacionit me nxënës të klasës së dytë në SHFK “Rajko Zhinzifov”.

 

Marketing