Shkup, mbi 150 sanksione për vozitje të shpejtë gjatë vikendit

Tre persona janë lënduar rëndë në tre prej gjithsej 21 aksidenteve gjatë tre ditëve të fundit në Shkup. Në 10 më pak janë lënduar 15 persona, ndërsa në tetë është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë tre ditëve të fundit policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëqind e pesëdhjetë e tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 18 shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, pesë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, katër shoferë për parkim të paligjshëm dhe gjashtë shoferë për vozitje të paligjshme.

Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorëve të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë. Nga komunikacioni, janë përjashtuar gjithsej 100 shoferë, prej të cilëve 40 të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 45 shoferë para se ta marrin patentë shoferin dhe 15 shoferë fillestarë, si dhe tre automjete teknikisht të dëmtuara dhe 37 automjete të parregjistruara.
Janë zënë edhe 152 automjete për parkim të paligjshëm. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë mënjanuar 110 automjete.

SPB Shkup – Reparti për parandalim në bashkëpunim me Komunën e Qendrës dhe Këshillin Republikan për Siguri të Rrugëve (KRSRR) sot me fillim në orën 12:00 në SHF “11 Tetori” do të mbajnë promovim të njësive shkollove të komunikacionit në rajonin e komunës Qendër.