Shkup, mbi 150 shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.04.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 153 shkelje të rregullave në trafik.

Marketing

Mes tyre 61 për tejkalim të shpejtësisë, 5 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 për mosvënien e rripit të sigurisë. Janë shqiptuar edhe 13 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 5 gjoba për motoçiklistët dhe 35 për parkim të parregullt.