Shkup, medresantet shënojnë ditën e Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar

Medresantet e “Isa Beu”-t shënojnë ditën e Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar.

Marketing

Sot në medresen Isa Beu-paralelja e vajzave Shkup nga prof. e gjuhës shqipe, prof. Arzije Muaremi u organizua një program me rastin e 28 nëntorit. Në medrese koordinatorja Mr. Nurten Shehi Sakipi me stafin edukativo arsimor morren pjese ne program të titulluar “Sot u mbushën 104 vite Shqiperi e pavarur dhe sovran”.

Fjalimin per kete dite te rendesishme na e mbajti koordinatorja Mr. Nurten Shehi Sakipi me keto fjale: 28 nëntori është festa me e madhe e kombit shqiptarë. Sot janë mbushur 104 vite nga ngritja e flamurit shqiptarë. Rëndësia e kesaj dite eshte se me 28 nëntor 1912 Ismail Qemali e ngriti flamurin në Vlorë, e shpalli Shqipërinë të pavarur edhe sovran.

Në fjalimin e rradhës koordinatorja tha se edhe hoxhallarët kanë dhënë kontribut të veçantë për ekzistencën e popullit dhe kombit shqiptarë.

Në përpjekjet dhe në luftën e gjatë për ruajtjen e identitetit kombëtarë, hoxhallarë kanë marrë pjesë në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme, me karakter historik, politik, prania e hoxhallarëve ka qenë dhe është kudo e pashmangshme.

Të fillojmë nga hoxha Tahsini i madh-erudit, Daut Efendi Boricin(në lidhjen e Prizrenit), hfz.Ibrahim Shkupin( në kongresin e Manastirit), me Myfti Vebi Dibrën e Sheh Ahmet Pazarin në shpalljen e pavarsis me 1912 dhe ngritjen e flamurit me Hafëz Ali Korçën dhe Ismail Efendi Ndroqin në kongresin e vitit 1920 etj.

E nëse vazhdojmë më tej e shohim se ndërmjet pjesmarrësve të kuvendit të Kushtetutës të janarit të vitit 1924 kemi Hfz. Ismat Dibrën, hfz. Ismail Repishtin etj. Ndërsa më vonë në vitin 1925 zgjidhet deputet për në parlamentin shqiptarë hfz. Xhemal Mullai.

Pra në gjitha ngjarjet që përcaktojnë fatin e shqiptarëve i gjejmë aty dhe hoxhallarët e nderuar të besimit tonë. Muslimanët krah për krah, dorë për dore me të gjitha klerikët e besimeve tjera në Shqipëri.

Mjafton të kujtojmë vargjet e Fishtës te Lahuta e Malsisë: ” Shtrinë të ngratin Hafiz Myslimin dhe në dru e rrehnin trimin. Sado që ishte një ” hafiz” jam shqiptar me gjuhë e fis. Jam shqiptarë përgjigjet Hafizi deri që ashti i këmbës i krisi.”

Pas fitores së pavarsisë muslimanët shqipitarë filluan të zbatojnë reformë në kulturën islame dhe në përgjithësi ata filluan të mendojnë për përkthimin e Kur’anit në gjuhën shqipe dhe per perhapjen e kulturës islame në gjuhën amtare.

Marketing