Shkup, në 11 aksidente lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre nga gjithsej 11 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në tetë është shkaktuar vetëm dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe tre shoferë nuk kanë pasur pajisje dimërore në automjet.

Nga trafiku janë përjashtuar gjithsej tetë shoferë, prej të cilëve një shofer i cili ka drejtuar automjetin nën ndikim të automjetit, gjashtë shoferë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit, një shofer fillestar, si dhe pesë automjetet me probleme teknike dhe pesë automjete të paregjistruara.

Janë hasur 65 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihëm e automjetit special “karrotrec” janë larguar 57 automjete.

Marketing