Shkup, nesër spërkatja e dytë kundër larvave të mushkonjave

Qyteti i Shkupit kumtoi se nesër dhe pasnesër do të bëhet faza e dytë e spërkatjes kundër larvave të mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit, që përfshin spërkatje me aeroplan dhe dezinsektim nga toka.

Marketing

Dezinsektimi me aeroplan do të bëhet nesër në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa dezinsektimi terestrik të martën gjatë ditës.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, kjo do të bëhet gjatë ditës së parë të ardhshme, kur të jenë të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë.

Njëherit, nga Qyteti i Shkupit potencojnë se bletarët duhet me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Marketing