Shkup, nga mesdita qytetarët do të kenë ngrohje

Shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore nga Ngrohtorja “Shkup-Veri” prej sot në mesditë sërish do kenë ngrohje.

Marketing

Pasi prej ditësh qytetarët ankohen se po ngrijnë nëpër shtëpitë e tyre dhe se janë lënë pa ngrohje, Ngrohtorja “Shkup-Veri” doli me njoftim se janë tejkaluar problemet me Makpetrol Prom- Gaz e cila e ndërpreu furnizimin me gaz për prodhimin e energjisë për ngrohje.

Shkak për këtë ka qenë një borxh i mbetur që tashmë është paguar.

Marketing