Një numër i vogël i protestuesve kanë dalur mbrëmë në protest për të parandaluar ndërtimin e objektit nëntëkatësh në lagjen Aerodrom të Shkupit, që ndërtohet nga biznesmeni shkupjan Fatmir Etemi.

Ata derisa ditë më parë theksonin se të ndalohet plotësisht ndërtimi i këtij objekti, tanimë mbrëmë kanë kërkuar që ndërtimi të jetë me më pak kate.
Por protestuesit thanë për Makfax se janë të zhgënjyer nga numri i vogël i protestuesve.

Kjo mosdalje ka rezultuar pasi që Gjykata Kushtetuese këtë javë vendosi që të vijoj ndërtimi i objektit, pasi që është në përputhje me ligjin dhe planet e detajuara urbane.

Banorët kishin dal në protesta me arsyetimin se po uzurpohen hapësirat e gjelbërta dhe do të krijoj haos në komunikacion.