Shkup, një vajzë tetë vjeçare mbytet në pishinë

Një vajzë 8-vjeçare mbrëmë u soll në Qendrën Klinike pa shenja jete e cila ishte mbytur në pishinën e shtëpisë në lagjen Bardovc të Shkupit.

Marketing

“Më 31 korrik 2019 në ora 22:30 në SPB Shkup është raportuar se një vajzë tetë vjeçare nga fshati Bardovc i Shkupit është sjellë në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza. Vajza u mbyt në pishinën e shtëpisë rreth orës 21:15. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion ”, thonë nga Ministria e Brendshme.