Shkup, numër i madh i aksidenteve edhe përkundër masave edukative

Një person ka humbur jetën, dy kanë marrë lëndime të rënda, 15 lëndime më të lehta, ndërsa në shtatë aksidente nga gjithsej 20 aksidente është shkaktuar dëm material, që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup.

Marketing

Pas masave dhe aktiviteteve të marra, kumtoi sot SPB – Shkup, nga trafiku janë përjashtuar 17 shoferë, prej të cilëve 15 nuk kanë pasur patentë shoferë, ndërsa dy janë shoferë fillestarë. Janë përjashtuar edhe 10 automjete të cilat nuk kanë kenë të regjistruara.

Automjeti special “karrotrec” ka larguar 51 makina.
Sektori për parandalim gjatë ditës së djeshme ka realizuar masë të posaçme edukative, ku kanë marrë pjesë qytetarë pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme.

Marketing