Shkup, pastrues ajri në të gjitha shkollat e mesme

Në çdo klasë nga 23 shkollat e mesme të Shkupit muajin e kaluar është vendosur pastrues i ajrit, përkatësisht gjithsej 572, për çka Bashkia e Shkupit ka investuar rreth 11 milion denarë.

Marketing

“Duke u nisur nga fakti se nxënësit kalojnë rreth një të tretën e ditës në hapësirat shkollore dhe se ajo popullatë e re është forcë lëvizëse e shoqërisë, Bashkia i furnizoi pastruesit e ajrit. Nxënësit e shkollave të mesme meritojnë të mësojnë në kushte më të mira dhe për atë investohet në çdo segment të arsimit të tyre, krijohen mundësi për funksionim të pandërprerë në sistemin shkollor dhe krijohen kushte për përparim të cilësisë së procesit arsimor.

Bashkia e Shkupit është njësia e vetme e vetëqeverisjes lokale e cila ka siguruar pastrues të ajrit në çdo shkollë të saj dhe për çdo nxënës të shkollës së mesme”, kumtoi Qyteti i Shkupit në vigjilje të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2018/2019.

Marketing