Shkup, përfundon thirrja publike për subvencione për inverterë

Përfundon thirrja publike për ndarje të subvencioneve për inverterë pajisje për ngrohje të shtëpive, informon Bashkia e Shkupit.

Marketing

Nga hapja e thirrjes publike për subvencione për inverterë deri tani janë dorëzuar 5000 kërkesa. Në pajtim me këto shifra, Bashkia informon se është plotësuar kuota e parashikuar për subvencione, kërkesat e qytetarëve për subvencione për inverterë më nuk do të pranohen.

Sipas kushteve në thirrje, qytetarëve tërësisht do t’u kompensohen shpenzimet për furnizim të inverterit, por jo më shumë se 62.000 denarë në neto vlerë. Në këtë thirrje qytetarët aplikojnë onlajn.

Për qytetarët që kanë aplikuar për subvencione për inverterë dhe i plotësojnë kushtet në vijim është procesi i dorëzimit të shporeteve të vjetër të cilat shfrytëzojnë energjensa joekologjik në zëvendësim të inverterit pajisjes për ngrohje.

“Në Buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2020 për këtë qëllim janë parashikuar 322 milion e 400 mijë denarë, të siguruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këto mjete pritet zëvendësimi i rreth 5.000 shporetëve me inverterë, gjegjësisht rreth 5.000 oxhaqe më pak në Shkup”, thuhet në kumtesë.