Shkup: Polici qëllohet nga autobusi në lëvizje

Një polic ka marrë lëndime në kokë dhe në qafë, pasi është gjuajtur me mjet të fortë nga një autobus në lëvizje, njoftoi MPB.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën ora 22 e 30 minuta në rrugën Gjorçe Petrov. Një adoleshent 17 vjeçar nga Krushopeku i Sarajit ka gjuajtur policin me mjet të fortë, nga autobusi që ka lëvizur në relacionin Gjorçe Petrov-Porta Vllae.

Me këtë rast ai ka shkaktuar policit lëndime në kokë dhe në qafe, kurse pasi ëhstë ndalur autobusi, 17 vjeçari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në stacionin e Gjorçes. Policia po punon për ndriçimin e rastit.

evn